Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, dënohet me 2 vjet e 20 ditë burg

Nga Armand Bajrami
13 Mars 2025, 14:33 | Kronikë
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, dënohet me 2 vjet e 20

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, dënohet me 2 vjet e 20 ditë burg, raporton A2 CNN. Goro u shpall fajtor për “shpërdorim detyre” dhe “fshehje e mosdeklarim pasurie”.

Fajtorë u shpallën edhe të pandehurit e tjerë në këtë çështje. Vezir Gjikola u dënua 2 vjet burgim, por me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj. Ndërsa Jerasimo Basho u dënua me 3 vite, por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 2 vite burg.

Gjykata gjithashtu vendosi që apartamenti i sekuestruar t’i kthehet shtetasit Gentian Sula, ndërsa sipërfaqet e tokave, 10 mijë m2, të konfiskohen e t’i kthehen shtetit.

Vijon... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos