Shkaktoi aksident me vdekje në aksin Korçë-Pogradec, arrestohet 18-vjeçari

Nga A2 CNN
13 Mars 2025, 10:42 | Kronikë

Shkaktoi aksident me vdekje në aksin Korçë-Pogradec, arrestohet

Policia ka  bërë arrestimin e një 18-vjeçari, i cili ka shkaktuar aksidentin me vdekje, ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Uniformat Blu sqarojnë se arrestimi për këtë ngjarje i është komunikuar të riut në ambientet e Spitalit të Traumës, ku po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Sakaq në vendngjarje ndërroi jetë një 67-vjeçar, i cili po lëvizte me një motomjet.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin “Korçë-Pogradec”, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. F., 18 vjeç, banues në Çaushli, Maliq, pasi dyshohet se duke drejtuar motomjetin, ka përplasur shtetasin A. S., 67 vjeç, banues në Velitërnë, këmbësor, i cili për pasojë humbi jetën. 18-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës”, njofton policia.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos