Sekuestrohen pasuritë e 44-vjeçarit në Sarandë

Nga A2 CNN
13 Mars 2025, 14:17 | Kronikë

Sekuestrohen pasuritë e 44-vjeçarit në Sarandë

Vihet sekuestro mbi 3 pasuri të paluajtshme në pronësi të një shtetasi, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale, shkruan A2 CNN.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, në vijim të punës për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtari të paligjshme/kriminale, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pas një pune të detajuar hetimore dhe gjurmuese, ka ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të dyshuara me burim kriminal.      

Në këtë kuadër, u vu sekuestro mbi pasuritë e shtetasit R. L., 44 vjeç, banues në Sarandë, me precedent penal në fushën e narkotikëve, konkretisht:  

                • 1 ndërtesë me sipërfaqe 21 m²;

                • 1 truall me sipërfaqe 100 m²;

                • 1 subjekt tregtar me fusha veprimtarie lavazh dhe tregti automjetesh.

Hetimet vijojnë për të zbuluar burimin e këtyre pasurive të shtetasit R. L.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos