Ish-ministri i Berishës, Oketa mohon ndikimet: "Partizani" nuk ishte prioritet

Nga Armand Bajrami
6 Korrik 2026, 17:29 | Kronikë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ishte dëshmitari i radhës në dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme. Oketa tha para gjykatës, se klubi “Partizani” nuk ishte prioritet i ministrisë, se kishte zbatuar ligjin në procesin e privatizimit dhe se nuk kishte pasur asnjë ndërhyrje nga Sali Berisha apo Jamarbër Malltezi.

Pas ish-ministrave Genc Ruli e Ylli Pango, një tjetër ish-bashkëkohës i tyre në qeverinë Berisha dëshmoi në procesin “Partizani” në Gjykatën e Posaçme. Gazmend Oketa, ish-ministër i mbrojtjes dhe ish-zv.kryeministër i tha gjykatës se kishte zbatuar ligjin gjatë privatizimit të ish-kompleksit sportiv dhe se nuk kishte pasur asnjë ndikim nga Sali Berisha, apo dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Dëshmitari Oketa mohoi pretendimet e ngritura gjatë hetimit nga ish-drejtuesi i Komandës Mbështetës, ish-gjenerali Vladimir Qiriazi, se i ishte kërkuar me ngulm nga ministri të firmoste një shkresë për dorëzimin e pronës.

Njëlloj dëshmitari Oketa foli edhe për tonin e bisedave me ish-gjeneralin.  Sink oketa Në seancat e kaluara, edhe dëshmitarët Genci Ruli dhe Ylli Pango kanë mohuar që të kenë pasurur ndonjë bisedë apo orientim nga Sali Berisha apo Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos