Ishte në gjendje të dehur, rrëzohet në rrugë dhe humb jetën 42-vjeçari në Pogradec

Nga Artin Halili
10 Gusht 2024, 20:16 | Kronikë

Një person që dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur ka humbur jetën në qytetin e Pogradecit, pasi është rrëzuar në rrugë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në vendit të njohur si "Agjencia e Autobusëve".

Burime pranë spitalit të Pogradecit bëjnë të ditur se shtetasi 42-vjeçar, Eglantin Proga, pasi mbërriti në spital pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve ka gjetur vdekjen.

Policia në vendin e ngjarjes ka pyetur personat e ndodhur në ato momente, ku të gjithë kanë deklaruar për uniformat blu se 42-vjeçari në gjendje të dehur është rrëzuar.

Por uniformat blu do të kryejnë kontrollin e kamerave të sigurisë në zonë për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos