Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Elbasan 34-vjeçari nga Kosova

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2024, 09:53 | Kronikë

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 34-vjeçar nga Kosova, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohej në Kosovë për kultivim kanabisi, shkruan A2.

Mësohet se 34-vjeçari është vënë në pranga në fshatin Papër, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge".

“I akuzuar nga autoritetet kosovare, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Elbasan dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Kosovë, 34-vjeçari.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja në fshatin Papër dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

E. E., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata Themelore e Pejës, me vendimin e datës 30.10.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare, për ekstradimin e 34-vjeçarit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos