Një shpërthim ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në afërsi të banesës së shtetasit A. P., në fshatin Mserr të Tropojës.
Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një sasi e vogël eksplozivi.
Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit. (A2 Televizion)