Iu gjetën bimë kanabisi të kultivuara dhe në proces tharjeje, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër

Nga A2 CNN
22 Shtator 2024, 11:59 | Kronikë

Iu gjetën bimë kanabisi të kultivuara dhe në proces

Një 46-vjeçar është arrestuar në Shkodër ditën e sotme pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë kanabisi.

Siç bëhet e ditur, gjatë kontrolleve në fshatin Xhan, të njësisë administrative Pult, shërbimet e policisë kanë konstatuar të mbjella në tokë 54 bimë të dyshuara kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në dy banesa të braktisura, u gjetën rreth 336 bimë kanabisi në proces tharjeje, të cilat, sipas policisë, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Po gjatë kontrollit, u gjet edhe një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos