Iu mori 140 mijë euro nëpërmjet mashtrimit të të moshuarve në Igumenicë, në kërkim 48-vjeçari shqiptar

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 10:41 | Kronikë

Iu mori 140 mijë euro nëpërmjet mashtrimit të të

Një 48-vjecar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia greke, i dyshuar si pjesëtar i një grupi kriminal që mashtronte të moshuar në Igumenicë të Greqisë. Policia greke ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin Xhezo Zote nga Konispoli.

Nga hetimet e policisë greke rezulton se Zote ka arritur të marrë para kesh dhe bizhuteri në vlerën 140 mijë euro, duke mashtruar në dy raste të moshuarit në Igumenicë. Konkretisht, bashkëpunëtorë të tij, përmes takimeve personale, por edhe telefonatave, kanë kontaktuar me shtetas të moshuar në dy raste, duke pretenduar se familjarë të këtyre të fundit kishin pësuar aksident automobilistik dhe ishte e nevojshme pagesa për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale.

Pas dakordësimit, në banesën e tyre ka shkuar 48-vjeçari Xhezo Zote, i cili në një rast të ndodhur më 18 maj, ka marrë 100.000 euro dhe 10 monedha ari nga një shtetas i moshuar, ndërsa më 9 maj ka marrë 2050 euro dhe bizhuteri në vlerën 30.000 euro nga një zonjë e moshuar. Vlera totale e marrë me mashtrim, sipas policisë greke, llogaritet në 140.000 euro.

Policia greke ka kryer hetime duke këqyrur materiale filmike dhe marrë deklaratat e dëshmitarëve okularë që kanë çuar në identifikimin e autorit të dyshuar. Nga hetimet e deritanishme rezulton se bashkëpunëtorë të Zotes, ende të paidentifikuar, janë të paktën edhe 3 shtetas të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos