“Jo vetëm kokainë, heroinë e kanabis”, Dumani: Grupet kriminale shqiptare kanë në fokus edhe droga sintetike

Nga A2 CNN
3 Qershor 2025, 13:20 | Kronikë

“Jo vetëm kokainë, heroinë e kanabis”, Dumani: Grupet

Në konferencën e përbashkët për shtyp me autoritetet finlandeze, kreu i SPAK Altin Dumani zbuloi sesi funksiononte grupi kriminal i trafikut të drogës Shqipëri-Finlandë. Sipas kreut të SPAK të gjithë të arrestuarit e sotëm janë shtetas shqiptarë ndërsa aktiviteti i tyre shtrihet ndër vite.

"Aktiviteti shtrihet në vite. E dyta organizatorët apo krijuesit e grupit preferonin të rrinin në Shqipëri dhe nga këtu organizonin aktivitetin kriminal. Sot gjykata ka lëshuar 11 masa sigurimi, të gjithë janë shtetas shqiptar, 10 ishin në Shqipëri, një jo. Janë 54 persona të proceduar, shumica prej tyre të dënuar në Finlandë. Në Finlandë janë edhe shtetas finlandez, jo vetëm shqiptarë. Edhe shtetësi të tjera”.

Dumani tregoi se për herë të grupet kriminale shqiptare kanë në fokus edhe droga sintetike, pas kokainës, heroinës apo marijuanës e kanabisit.

“Ajo që ne si SPAK na ka bërë përshtypje është se në hetimet tona është hera e parë që shikojmë grupe kriminale që kanë në fokus edhe droga sintetike. Deri tani kemi parë se kryesisht grupet shqiptare janë pas kokainës, heroinës apo marijuanës e kanabisit. Sasitë janë të mëdha. Kemi kapur edhe ekstazi. Të gjithë e dimë rrezikun që paraqet për shëndetin e konsumatorit këto droga sintetike. Ky grup kriminal kishte një rrjet të tyre në Finlandë dhe në mënyrë periodike herë pas herë dërgonin nga Shqipëria përfaqësues të tyre që shkonin në bazat e përcaktuara dhe fillonin shitjen e lëndës narkotike”, u shpreh Dumani.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos