Zbulohen magazinat ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, 4 të arrestuar

Nga A2 CNN
3 Qershor 2025, 09:37 | Kronikë

Policia e Shtetit arrestoi katër persona të cilët kishin ngritur dy magazina në fshatin Brar, ku stamponin me logo false veshje të kontrabanduara. Përveç katër të arrestuarve, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, njëri prej tyre shtetas turk, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 4 punonjës, shkruan A2 CNN.

Sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Gjatë operacionit: Gjatë operacionit “Fake Star 5”: u arrestua shtetasi Luan Haka dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi Lindion Haka, bashkadministratorë të njërës prej magazinave; u arrestuan shtetasit Ali Bushati dhe Xhuljo Lecaj, bashkadministratorë të magazinës tjetër; u arrestua shtetasi Arjan Hida, qiradhënës i pronave; u shpall në kërkim shtetasi turk Ozkan Sulun, i cili koordinonte realizimin e këtyre veprimtarive kriminale. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit R. Gj., Z. H., Sh. M. dhe A. H., punonjës në këto magazina.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u konstatua se 2 magazinat ishin të pajisura me linja makinerish për qepje, printim dhe stampim me logo false, të markave të njohura ndërkombëtare, të veshjeve dhe aksesorëve të dyshuar të kontrabanduar.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos