Stamponin veshje me logo false, i arrestuar ish-kandidati për deputet i PD

Nga A2 CNN
3 Qershor 2025, 12:05 | Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin “Fake Star 5, që çoi në arrestimin e 4 personave dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi turk që drejtonte skemën e stampimit të logove false të markave luksoze në veshje të kontrabanduara nga jashtë.

Për dy fabrikat që u zbuluan përgjatë rrugës së Arbrit, policia ka vënë në pranga Luan Hakën, i cili rezulton të ketë qenë kandidat për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2021.

Haka po ashtu ka kandiduar edhe për kryetar bashkie në Dibër në vitin 2022. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim djalin e tij, Liridon Haka.

A2 CNN mëson se një nga ambientet ku u gjendën makineri e logo të markave të njohura ndërkombëtare, si Hugo Boss, Tommy Hilfiger, Calvin Clain, Air Jordan, Balenciaga, Dolce Gabana, Valentino, Prada, Philip Plein, administrohej nga Luan Haka dhe i biri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos