Kalohen për gjykim të akuzuarit e dosjes “Plumbi i artë”

Nga Armand Bajrami
29 Janar 2024, 10:25 | Kronikë

Kalohen për gjykim të akuzuarit e dosjes “Plumbi i

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim të akuzuarit e dosjes “Plumbi i artë”.

Për Talo Çelën u kthye për hetime të mëtejshme në lidhje me një vrasje.

Për Florent Çekrezin u pushua akuza e grupit kriminal dhe do të gjykohet vetëm për mbajtje pa leje të municioneve.

Operacioni i koduar “Plumbi i artë” u ndërmor pas pendesës së Nuredin Dumanit. Për të njëjtën çështje, u pendua edhe Henrik Hoxhaj, por gjatë hetimit, SPAK prishi marrëveshjen e bashkëpunimit me të.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos