Kalon për gjykim dosja ndaj Jorgo Goros

Nga Armand Bajrami
15 Nëntor 2024, 11:03 | Kronikë

Kalon për gjykim dosja ndaj Jorgo Goros

Gjykata e Posaçme vendos të kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Ai u kallëzua nga Fredi Beleri për abuzim me pronat, shkruan A2. Goro dhe mbrojtja e tij kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

“Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë

21.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 189 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Jorgo Goro, Jerasimo Bashi, Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikokaj.

2. Në seancën e datës 15.11.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 114, datë 15.11.2024,

vendosi: 1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2. Dërgimin për gjykim të çështjes penale hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 189 i vitit 2023 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurve: Jorgo Goro, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” 2 herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” të parashikuara nga nenet 248 e 25 dhe 257/a paragrafi 2 i K.Penal. Jerasimo Bashi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” 2 herë, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal. Bilbil Aliaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal. Vezir Gjikokaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal.

3. Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit duke përfshirë në të aktet e hetimeve paraprake dhe aktet e seancës paraprake.

4. Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq së bashku me fashikullin e gjykimit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente për gjykimin e çështjes së themelit, brënda dhjetë ditëve nga shpallja e tij. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al 5. Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit Jorgo Goro për zëvendësimin e masës së sigurimit personal si një kërkesë e pabazuar në ligjin procedural penal.

6. Kundër vendimit “për dërgimin e çështjes në gjyq” nuk lejohet e drejta e ankimit.

7. Kundër vendimit “për zëvëndësimin e masës së sigurimit personal” mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Poasaçme.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos