Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “bypass”-in e Fierit në drejtim Lushnjes. Një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga.
Kamioni ka përfunduar i përmbysur në rrugë, por fatmirësisht pa pësuar lëndime, shkruan A2.
Policia po merr masa për hapjen e një korsie, pasi aksidenti në fjalë ka bllokuar qarkullimin e automjeteve. (A2 Televizion)