Kanosi me armë punonjëset e hotelit në Borsh, arrestohet pronari

Nga A2 CNN
26 Gusht 2025, 08:17 | Kronikë

Kanosi me armë punonjëset e hotelit në Borsh, arrestohet pronari

Policia e Himarës ka vënë në pranga 34-vjeçarin Emanuel Shkëmbi, i cili ka kanosur me armë nënë e bijë, punonjëse të hotelit të tij në Borsh pas një konflikti verbal mes tyre.

Gjithashtu u procedua penalisht edhe babai i tij pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një tjetër shtetaseje si edhe shtetasi P.B, pasi ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit.

“Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar "THE GUNE", ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë konfliktit verbal me punëtorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë zjarri tip pistoletë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë babai i tij shtetasi A. Sh. babai i autorit pasi ka goditur shtetasen A.K duke ushtruar dhunë fizike tek ajo. Është proceduar penalisht dhe shtetasi P.B pasi ka fshehur armën e zjarrit mbas konfliktit”, njofton policia.

Policia sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë, 1 krëhër pistolete dhe 8 fishekë 9mm.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, të parashikuar nga Nenet  278, 84, 90 dhe 301 të Kodit Penal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos