“Lufta” për liri, Meta provon sërish në Apel: Nuk intimidoj dëshmitarë

Nga Armand Bajrami
25 Gusht 2025, 16:12 | Kronikë

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ritrokitur në Apelin e Posaçme me një kërkesë për lirim nga burgu, ku qëndron prej tetorit të vitit të shkuar. Paraditen e së hënës, përmes avokatit të tij, Kujtim Cakrani, ish-presidenti apeloi vendimin e 13 gushtit të Gjykatës së Posaçme, që i refuzoi atij kërkesën për liri, shkruan A2 CNN.

Në një material prej 19 faqesh, Meta kërkon prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë, duke dëshiruar si të mundshme “ndalimin e daljes jashtë shtetit”, “detyrimin për paraqitje” dhe të “garancisë pasurore”.

Avokati Cakrani tha se arsyetimi i Gjykatës së Posaçme, se Ilir Meta mund të ndikonte tek dëshmitarët nuk bazohej në asnjë provë. “Duhet të ketë dhënë një shenjë që të ketë prishur provat ose intimiduar dëshmitarët. Nuk jemi para këtij fakti dhe është paimagjinueshme që z. Meta të ketë intimiuduar dikë, që në funksion të interesit të tij të ketë prishur prova. Meta ka qenë këtu. Është thirrur 2-3 herë nga prokuroria. I dinte të gjitha dëshmitë që kanë dhënë bashkëpunëtorët e tij dhe në ato dëshmi nuk ka asgjë që është kundër z. Meta”, tha ai.

Në ankim Meta pretendon se gjyqtari i Shkallës së Parë është treguar i njëanshëm dhe paragjykues. Më tej ai nënvizon që shumica e deklaruesve të pretenduar nga gjykata nuk janë më pjesë e Partisë së Lirisë, por sipas tij, kanë gjetur strehë tek partia në pushtet. Ankimi i së hënës është e disata përpjekje e Metës për të rrëzuar masën “arrest në burg”. Një muaj më parë ish-presidenti i marre i pandehur për tre vepra penale depozitoi edhe një ankim ne Kushtetuese, që në thelb kishte kërkesën e tij për liri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos