Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë.
Sipas mediave greke, djali 13-vjeçar i familjes u përpoq të ndalonte babain që të mos i vriste nënën.
Krimi ndodhi në shkallët e pallatit, teksa 36-vjeçarja po përpiqej të shpëtonte duke u larguar me vrap nga banesa.
Gjatë sherrit mes çiftit, 13-vjeçari iu hodh në qafë babait dhe e tërhiqte për të mos e lejuar ta godiste me thikë.
Mirëpo 40-vjeçari arriti t’i merrte jetën bashkëshortes së tij dhe nënës së fëmijëve duke e goditur me thikë në kraharor.
Mësohet se edhe vajza 16-vjeçare, e cila ishte dëshmitare në krim, u përpoq të ndihmonte nënën 36-vjeçare. Kjo e fundit vdiq në krahët e vajzës së saj.
Ndërsa vajza tjetër e çiftit, vetëm 5 vjeçe, mbeti e tronditur brenda apartamentit teksa ndodhte sherri, shkruan A2 CNN.
Pasi goditi për vdekje me thikë Marjolën, Pandeli Nakoleci u arratis, por u kap nga policia greke rreth 1 ditë më vonë. (A2 Televizion)