Kanoste 60-vjeçarin për para, arrestohet i riu në Tiranë

Nga A2 CNN
24 Korrik 2024, 17:17 | Kronikë

Kanoste 60-vjeçarin për para, arrestohet i riu në Tiranë

Kanosja e një 60-vjeçari për dhënie pasurie i ka kushtuar shtrenjtë një të riu në kryeqytet.

24-vjeçari është arrestuar nga policia, ndërsa i janë sekuestruar edhe dy kaçavida.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. T., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet se, në vende dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur një 60-vjeçar për dhënie pasurie, me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar atij banesën.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy mjete të mprehta (kaçavida), të cilat ju gjetën shtetasit S. T. gjatë kontrollit fizik.(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos