Kapen 3 kg kokainë në Muriqan, pranga 32 vjeçarit

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2024, 09:23 | Kronikë

Kapen 3 kg kokainë në Muriqan, pranga 32 vjeçarit

Një sasi lënde narkotike e llojit kokainë është sekuestruar mbrëmjen e kaluar në pikën kufitare të Muriqanit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Pakot” u arrestua 32-vjeçari Adriatik  Rrasa, i cili kishte fshehur në tavanin e furgonit që drejtonte 3.4 kg kokainë të një cilësie të lartë.

Nga kontrolli në furgon u gjetën gjithashtu 60 shishe me pije alkoolike dhe 1 televizor, që dyshohet se janë të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Lënda narkotike, mallrat, automjeti i të arrestuarit dhe 2 celularë të tij u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos