Aksident në Çermë të Lushnjës, një i vdekur dhe tre të plagosur

Nga A2 CNN
13 Shtator 2025, 09:53 | Kronikë

Aksident në Çermë të Lushnjës, një i vdekur dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Çermë të Lushnjës mëngjesin e të shtunës, ku si pasojë ka humbur jetën një grua dhe janë plagosur tre persona të tjerë, shkruan A2 CNN.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 5:00, ku një 63-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja M. S., 47 vjeçe, si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si edhe vet drejtuesi i automjetit.

63-vjeçari është arrestuar nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos