Kërcënuan dhe morën peng klienten si dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

Nga A2 CNN
28 Qershor 2026, 11:12 | Kronikë

Kërcënuan dhe morën peng klienten si dhe goditën policin,

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se në dyqanin e tyre në zonën e ish-Doganës, kanë kërcënuar dhe i kanë hequr lirinë një kliente.

U desh ndërhyrja e efektivëve të policisë për normalizimin e situates. Ndër të tjera dyshohet se 41-vjeçarja goditi një punonjës policie duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, e kanë kanosur, i kanë hequr lirinë duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, ndërsa shtetasja E. H. dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos