Kërkohej nga Italia për trafik kokaine, qëndronte në Shëngjin me dokumente ukrainase false

Nga A2 CNN
19 Korrik 2024, 13:47 | Kronikë

Kërkohej nga Italia për trafik kokaine, qëndronte në

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas i cili qëndronte në Shëngjin, me dokumente ukrainase false, ndërkohë që kërkohej nga Italia, si bashkëpunëtor për trafikimin e 110 kilogramëve kokainë.

39-vjeçarit me inicialet S.B. i janë sekuestruar dokumentet false.

Autoritetet gjyqësore në Itali i kanë caktuar 39-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, pasi dyshohet së në bashkëpunim me të tjerë, ka trafikuar nga Belgjika në Itali 110 kg lëndë narkotike kokainë.

Në momentin e arrestimit në Shëngjin, shtetasi S.B. kishte me vete dokumente ukrainase, të dyshuara të falsifikuara.

Vijon bashkëpunimi me homologët, për ta ekstraduar këtë shtetas në Itali. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos