Kishte fshehur në motorin e makinës 4 qese me kanabis, kapet 32 vjeçari

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2024, 09:02 | Kronikë

Kishte fshehur në motorin e makinës 4 qese me kanabis, kapet 32

Një 32 vjeçar ra në pranga e policisë së Korçës, nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Aksi” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Skerdjan Spahiu, i cili u ndalua nga shërbimet e policisë në aksin "Bilisht -Korçë".

Gjatë kontrollit, në pjesën e motorrit të automjetit të Spahiut u gjetën të fshehura 4 qese me 3 kilogramë kanabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos