Kokaina e fshehur brenda derës së makinës, arrestohet furnizuesi i drogës për VIP-at në Tiranë

Nga Igli Çelmeta
22 Janar 2026, 15:18 | Kronikë

Një operacion i Komisariatit të Policisë Nr. 1 ka çuar në arrestimin e një 37-vjeçari, i dyshuar si furnizues i drogës për lokalet në zonën e njohur si “VIP” në kryeqytet.

Burime policore bëjnë me dije se në flagrancë, në automjetin e tij, u arrestua shtetasi Elvis Alliu, i njohur edhe me pseudonimin “Vis Daja”. Gjatë kontrollit, shërbimet e policisë zbuluan se ai kishte përshtatur një vend të fshehtë në derën e shoferit, brenda tapicerisë, ku fshihte lëndë narkotike.

Kokaina e fshehur brenda derës së makinës, arrestohet furnizuesi

Siç duket edhe nga pamjet filmike, në këtë hapësirë të improvizuar mbaheshin kokainë dhe kanabis, të cilat më pas dyshohet se shpërndaheshin në lokalet e rrugës “Mustafa Matohiti”, e njohur si zona e VIP-ave.

Në vijim të operacionit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, policia arrestoi edhe dy shtetas të tjerë, R. Gj., 29 vjeç dhe A. Th., 34 vjeç, të cilët dyshohet se, megjithëse kishin dijeni për aktivitetin kriminal, nuk e kanë kallëzuar atë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos