Kokainë dhe kanabis në banesë, arrestohet kolumbiania në Durrës

Nga A2 CNN
4 Korrik 2024, 12:16 | Kronikë
Kokainë dhe kanabis në banesë, arrestohet kolumbiania në

Një shtetase kolumbiane është arrestuar në qytetin e Durrësit pasi i janë gjetur në posedim lëndë narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasen N. U., 30 vjeçe, banuese në Kolumbi, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe kontrollit në banesën e saj, iu gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike cannabis dhe kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos