Thyen këmbën duke u marrë me sport në burg, Pëllumb Gjoka përfundon në spital

Nga Armand Bajrami
4 Korrik 2024, 11:27 | Kronikë

Thyen këmbën duke u marrë me sport në burg, Pëllumb

Biznesmeni Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza” ka përfunduar në spital. Burime pranë paraburgimit 313 bënë me dije së Gjoka ka thyer këmbën teksa po merrej me aktivitet sportiv në ambientet e institucionit. Për shkak të dëmtimit të pësuar ai është shoqëruar në një spital privat për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka akuzohet për vrasje me paramendim të Gjin Ndoj (Boriçit), në 9 gusht të vitit 2020 në qytetin e Shkodrës, e kryer në bashkëpunim.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar si produkt i veprës penale, ndër të tjera edhe  disa pasuri të paluajtshme, të cilat i janë bashkëngjitur akteve të dërguara për gjykim.

Po kështu SPAK ka dërguar për gjykim edhe Astmer Bilalin, Oltian Bistrin, Xhevahir Litën, Edmond Prekën, Behar Brajoviq dhe Ardrit Hasanbegajn.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos