Koncesioni i sterilizimit, GJKKO lë në burg ish-zv.ministrin dhe biznesmenin

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 16:08 | Kronikë

Koncesioni i sterilizimit, GJKKO lë në burg ish-zv.ministrin dhe

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesat për lirim nga qelitë e paraburgimit të ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Të dy janë nën hetim nga SPAK për tenderin e “Sterilizimit” ku akuzohen i pari për “shpërdorim të detyrës” e “falsifikim të dokumenteve” dhe i dyti për “mashtrim me pasoja të rënda”. Gjykata vlerësoi se hetimi ndaj tyre duhet të vijojë në të njëjtën masë sigurie. Të pa ndryshuara me vendim gjykate mbetëm edhe masat “arrest në shtëpi” Saimir Kadiu dhe Marsela Serjanaj.

Katër të dyshuarit e tjerë të të njëjtës çështjeje hetohen në masën “detyrim për paraqitje”. Sipas SPAK, shoqëria fituese e koncensionit të Sterilizimit ka qenë paracaktuar dhe është favorizuar nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.

“1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 246 pika 6 të K.Pr.Penale i është drejtuar Gjykatës me kërkesë me objekt: Informacion dy mujor mbi nevojat e sigurimit në kuadër të procedimit penal Nr. 13 të vitit 2020, për personat nën hetim K.R dhe I.R hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg” si dhe për personat nën hetim M.S dhe S.K hetuar me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, caktuar me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Në seancën gjyqësor të datës 06.11.2023 prokuroria kërkoi vazhdimin e masave të sigurimit, personat nën hetim K.R, I.R dhe S.K kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit me një masë më të butë, ndërsa personi nën hetim M.S kërkoi revokimin e masës së sigurimit.

3. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 246 pika 6 dhe 260 të K.Pr.Penale vendosi:

-              Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim K.R me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

-              Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim I.R me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

-              Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim M.S me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

-              Vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim S.K me vendimin Nr. 49, datë 23.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

-              Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi”, thuhet në vendim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos