Konfiskimi i apartamentit të ish-kreut të Kushtetueses, Apeli i Posaçëm merr vendimin

Nga Armand Bajrami
27 Janar 2026, 12:35 | Kronikë

Konfiskimi i apartamentit të ish-kreut të Kushtetueses, Apeli i

Apeli i Posaçëm i jep formë të prerë vendimit për konfiskimin e një apartamenti të ish-kryetarit të Kushtetueses, Bashkim Dedja.

Apartamenti është me sipërfaqe 60 m2.

Dedja në shtator të 2024 kërkoi pafajësinë e tij në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shfuqizimin e dënimit të dhënë nga dy shkallët më të ulëta të gjyqësorit për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Në shkallën e tretë Dedja kërkoi rrëzimin e vendimit të Apelit të Posaçëm të shkurtit 2024, që e dënoi me 6 muaj burg, dënim që u konvertua në 1 vit shërbim prove.

Dedja u vu nën akuzë nga SPAK pasi u shkarkua nga procesi i vetingut. Sipas SPAK, ai nuk kishte deklaruar një apartament në Durrës. Në vijimësi ish-kreu i Kushtetueses ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos