Konflikt fizik në burgun e Reçit

Nga Senad Nikshiqi
19 Nëntor 2026, 12:31 | Kronikë

Konflikt fizik në burgun e Reçit

Dy të dënuar në burgun e Reçit janë rrahur me grushte një ditë më parë. Dy të dënuarit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye ende të paqarta.

Fillimisht, kanë zhvilluar një komunikim mes tyre dhe më pas janë përfshirë në një konflikt fizik duke goditur me grushte.

Menjëherë kanë ndërhyrë gardianët e burgut duke i ndarë ndërsa nga goditjet kanë marrë vetëm lëndime të lehta, shkruan A2.

Dy të dënuarit që u rrahën në burgun e Reçit janë shtetasi Altedi Jolldashi, i dënuar për veprëm penale vrasje e mbetur në tentativë dhe shtetasi Sebastian Ogiç, i dënuar për vjedhje me armë dhe dhunë në bashkëpunim me disa persona të tjerë.

Ogiçi dhe bashkëpunëtorët e tij janë kamufluar si efektivë të antidrogës, duke e kërcënuar me pistoletë një 32-vjeçar me fjalët "Jemi antidroga, dorëzo çantën", ngjarje e ndodhur në vitin 2022 në Tiranë.

Ndërsa Jolldashi në vitin 2024 u përfshi në një shkëmbim me armë zjarri në Pogradec, ndërsa mbeti edhe vetë i plagosur, ngjarje për të cilën është dënuar me 6 vite.

Më herët, në 2020, ishte arrestuar për transportim klandenstinësh.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur lidhur me rrahjen mes tyre të ndodhur në burgun e Reçit për ta zbardhur të plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos