Konflikt në familje në Shkozet, çifti përfundon në spital

Nga Elitjona Doko
13 Gusht 2026, 18:03 | Kronikë

Konflikt në familje në Shkozet, çifti përfundon në

Një konflikt në familje është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Shkozetit, në Durrës.

Sipas të dhënave paraprake, një çift, burrë e grua, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se kanë pësuar dëmtime me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14, në Shkozet, përballë ambienteve të AKU-së.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në konflikt, ndërsa pritet që policia të zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes. Hetimet për rastin vijojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos