Mitaj titullar në humbjen e thellë të Genoas ndaj Interit

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2026, 22:43 | Futboll

Mitaj titullar në humbjen e thellë të Genoas ndaj Interit

Mario Mitaj luajti titullar me Genoan mbrëmjen e së shtunës në San Siro, në përballjen ndaj Interit.

Mbrojtësi i Kombëtares luajti 66 minuta në sfidën që ekipi i tij e humbi me rezultatin e thellë 4-0, shkruan A2.

Golat për zikaltërit u shënuan nga Lautaro, Sucic dhe Thuram (2).

Me këtë fitore, Interi mban hapin e Lazios kryesuese në Serinë A, me 3 pikë më pak se kryeqytetasit.

Ndërkohë, Genoa e Mario Mitajt mbetet në vendin e 11 të klasifikimit, me 16 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos