Kryebashkiakja e Libohovës shmang burgun, Apeli e lë në shërbim prove

Nga Armand Bajrami
19 Mars 2025, 12:44 | Kronikë

Kryebashkiakja e Libohovës shmang burgun, Apeli e lë në

Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi deklarimin e fajtore për "shpërdorim të detyrës" te ish-kryebashkiakes së Libohovës, Luiza Mandi, por i shmangu rrezikun e vajtjes në qeli.

Apeli la të pandryshuar dënimin me 8 muaj burg, por ndryshe nga Shkalla e Parë, vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë në Shërbim Prove për 1 vit e 4 muaj burg.

Mandi u procedua pas kallëzimit të një qytetari, që pretendoi se i ishte dëmtuar prona gjatë një projekti publik për zgjerimin e një rruge. Sipas tij, qytetarit i ishte premtuar se do t'i riparohej prona, fakt që nuk ka ndodhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos