Kryente marrëdhënie me eskortat e Tiranës dhe më pas i shantazhonte, arrestohet “polici”

Nga A2 CNN
30 Prill 2024, 08:39 | Kronikë

Kryente marrëdhënie me eskortat e Tiranës dhe më pas i

Një person që prezantohej si efektiv policie ka përfunduar në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se i arrestuari, zhvaste shuma parash nga punonjëset e seksit në Tiranë me qëllim për të mos i “arrestuar”.

Fillimisht, ai linte takime me vajzat që shërbejnë si eskorta nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas i takonte.

Ai hiqej si klient, por më pas u deklaronte se ishte polic dhe në këmbim të parave mund t’i linte të lira. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos