Tritol në banesë, 6 muaj mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Tonin Stërkaj

Nga A2 CNN
29 Prill 2024, 14:06 | Kronikë

Komisioni i Posaçëm për Mbrojtjen e Gjyqtarëve pranë KLGJ miraton 6 muaj mbrojtje të veçantë për gjyqtarin Tonin Stërkaj. Vendimi është marrë ditën e sotme, e ndërsa në përfundim të mbledhjes, ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se zbardhja e kësaj ngjarjeje është një test për drejtorinë e policisë së Shkodrës.

“Ngjarja është test në drejtorinë e policisë së Shkodrës”  tha Balla.

Nga ana tjetër, ai ka pasur mesazh për politikën dhe krimit, të cilëve “drejtësia i ka prishur qetësinë”.

“Duhet të japim mesazh ndaj çdokujt që mundohet të intimidojë magjistratët. I bëj thirrje kujtdo që të heqë dorë nga çdo lloj intimidimi ndaj sistemit gjyqësor. Gjyqtarë e prokurorë kanë prishur qetësinë e personave që janë objekt i hetimeve apo gjykimeve.  Këtë e kisha thirrje ndaj gjithkujt", përfundoi ministri.

Kujtojmë se rreth orës 03:00 të mëngjesit, një shpërthim ka ndodhur në lagjen "Tom Kola". Gjyqtarit Sterkaj i ishte vendosur lënda plasëse te porta e oborrit të banesës. Si pasojë e shpërthimit, pati vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos