Kush ishte shënjestra e atentatit në Lushnje, zbulohen detaje

Nga Çaku Tafa
25 Nëntor 2025, 11:36 | Kronikë

Kush ishte shënjestra e atentatit në Lushnje, zbulohen detaje

Atentat me armë zjarri në Lushnje ku objektiv ishte 45-vjeçari Julian Sulo. Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se nga një automjet në lëvizje e sipër është qëlluar me armë zjarri në drejtim të 45-vjeçarit, i cili mbeti i plagosur në këmbë.

Pak minuta më vonë, automjeti që dyshohet se u përket autorëve është gjetur i djegur në fshatin Lifaj. Brenda në makinë është gjetur edhe një pistoletë.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Julian Sulo njihet si një nga kundërshtarët e Aldo Bares, pjesëtar i bandës së Lushnjes. Ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë. Ndërsa ka qenë i dyshuar edhe në atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos