
Një foshnje 2-muajshe ka pësuar disa lëndime si pasojë e një zjarri që përfshiu një banesë në qytetin e Fier.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen "15 Tetori", ku dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L.
Foshnja u dërgua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që një hetim ka nisur. (A2 Televizion)
