Letra “Parko diku tjetër” në xhamin e makinës, 33-vjeçarja alarmon policinë

Nga A2 CNN
24 Prill 2025, 13:32 | Kronikë

Letra “Parko diku tjetër” në xhamin e makinës,

Specialistët e Qarkullimit Rrugor pranë Komisariatit të Policisë Nr. 4 janë alarmuar nga një 33-vjeçare, e cila në xhamin e automjetit të saj kishte gjetur një letër me mbishkrimin “Parko diku tjetër!”.

Pas verifikimeve të kryera nga shërbimet policore, është bërë e mundur identifikimi i autores së letrës, e cila rezulton të jetë shtetasja P. K., 25 vjeçe.

Sipas informacioneve zyrtare, P. K. kishte vendosur letrën për shkak se automjeti i parkuar nga shtetasja me inicialet G. Dh. i kishte bllokuar rrugëkalimin për në banesën e saj dhe jo me qëllim kërcënues apo kanosës.

Policia ka sqaruar se situata është menaxhuar pa përshkallëzim dhe palët janë këshilluar për respektimin e rregullave të parkimit dhe të qarkullimit në zona të banuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos