Sherr me fqinjin, nxjerr armën dhe qëllon në ajër, arrestohet 42-vjeçari

Nga A2 CNN
24 Prill 2025, 10:08 | Kronikë

Sherr me fqinjin, nxjerr armën dhe qëllon në ajër,

Policia në Librazhd ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, duke arrestuar një 42-vjeçar.

Blutë kanë ndërhyrë për të shuar një konflikt mes fqinjëve në fshatin Gizavesht, ku 42-vjeçari ka qëlluar me armë në ajër për të kanosur një 80-vjeçar.

“Menjëherë pas njoftimit se në fshatin Gizavesht, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe arrestimin e autorit.  Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi S. Xh., 42 vjeç. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, me fqinjin e tij, shtetasin H. Xh., 80 vjeç, në fshatin Gizavesht, ka qëlluar me armë gjahu, në ajër, për ta kanosur atë. Nga të shtënat nuk ka patur shtetas të dëmtuar”, njofton policia.

Efektivët sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e gjahut dhe një sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos