Emërohet kreu i përkohshëm i Policisë Rrugore në Tiranë

Nga A2 CNN
24 Prill 2025, 11:23 | Kronikë

Emërohet kreu i përkohshëm i Policisë Rrugore në

Shefi i Policisë Rrugore në Tiranë emërohet përkohësisht, Lorenc Shehu.

Ai zëvendëson në këtë detyrë Roven Zekën, i cili u arrestua pak ditë më parë për korrupsion me urdhër të SPAK, shkruan A2.

Mësohet se SPAK dyshon se drejtori Zeka dhe 2 të tjerët kanë marrë para nga një grua, e cila kishte bërë aksident, që prej tyre të mos referohej çështja në prokurori dhe për aksidentin të mos nisnin hetimet.

Roven Zeka është emëruar si shef i Policisë Rrugore të Tiranës në dhjetor 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos