Aksident i rëndë në hyrje të Vlorës, 2 të plagosur

Nga A2 CNN
27 Shtator 2024, 17:23 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës me dy persona të plagosur, shkruan A2 CNN. Dy automjete kanë qenë duke lëvizur përgjatë lidhjes së autostradës me rrugën Transballkaniken, ndërkohë një automjet tip Mercedes me shpejtësi ka goditur një tjetër automjet po Benz duke e hedhur në kanal.

Ndërkohë që automjeti i goditur nga pas është spostuar duke dalë nga rrugë dhe përfunduar në kanal. Dy të plagosurit janë shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore. Policia në vendngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos