Burime për A2 CNN: Salianji do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit

Nga Armand Bajrami
27 Shtator 2024, 16:55 | Kronikë

Burime për A2 CNN: Salianji do ta vuajë dënimin në burgun e

A2 CNN ka mësuar nga burime pranë Drejtorisë së Burgjeve, se deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit.

Salianji u shpall fajtor në Apel për kallëzim të rremë dhe u dënua me 1 vit burg. Edhe pse deputetët e tjerë të PD i kërkuan që të mos e zbatojë vendimin, Bardhi njoftoi se Salianji ka vendosur të vetëdorëzohet dhe të vuajë dënimin.

Në burgun e Fierit ka vuajtur dënimin edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Deputetët e Partisë Demokratike i kërkuan të premten Salianjit që të mos e zbatonte vendimin e Gjykatës, por të ngujoheshin në selinë e PD. Por Gazment Bardhi zbuloi se ishte vetë Salianji që vendosi të zbatonte vendimin, edhe pse e konsideron të padrejtë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos