Lihet në fuqi masa "arrest në shtëpi" për avokatin Besart Logu

Nga Armand Bajrami
11 Shtator 2025, 12:36 | Kronikë

Lihet në fuqi masa "arrest në shtëpi" për avokatin

Gjyqtarja e posaçme Flora Hajredinaj lë në fuqi masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për avokatin Besart Logu, i dyshuar nga SPAK për "ushtrim të ndikimit të paligjshëm".

Në seancë avokati Logu kërkoi një masë më të butë se izolimi në banesë, për shkak se është baba i dy fëmijëve të mitur, nuk rrezikon prishjen e provave që janë mbledhur muaj më parë dhe nuk rrezikon e ka qëllim shmangien e drejtësisë, por që nuk u pranuan.

Avokati deklaroi dje se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se do të vërtetojë pafajësinë e tij.

SPAK ndërkohë pretendon se avokati i ka marrë një personi të proceduar shtetas italian 8 mijë euro me premtimin se do të ndikonte tek vendimmarrja e prokurorëve dhe gjyqtarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos