Mbërrin në Gjykatën e Shkallës së Parë për masën e sigurisë autori i dyshuar i vrasjes në Shkodër, Ragip Gila.
Prokuroria ka kërkuar "arrest me burg", shkruan A2.
Gjyqtare në këtë masë sigurie është Ermira Dedja, ndërsa prokuror Pjerin Çukaj.
Ragip Gila është i dyshuar për vrasjen e Armando Palit, Liridon Krajës dhe plagosjes së Erogen Vaso dhe Meri Kacerrit.
(A2 Televizion)