Aksidenti me dy të plagosur në Kukës, shpallet në kërkim 21-vjeçari

Nga A2 CNN
11 Shtator 2025, 09:17 | Kronikë

Aksidenti me dy të plagosur në Kukës, shpallet në

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet A. Gj., 21 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se rreth orës 00:30, në vendin e quajtur “Agjencia”, automjeti që ai drejtonte pa leje drejtimi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. H. dhe më pas shtetasi A. Gj. ka braktisur automjetin dhe është larguar.   

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasit G. Ll. dhe R. G., banues në Kukës, pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetasi A. Gj., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, kanë pësuar dëme edhe 2 automjete të parkuara.  

Policia po vijon punën për kapjen e shtetasit A. Gj. dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos