Vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë, lihet në burg Ragip Gila. Asnjë fjalë prej tij gjatë seancës

Nga Senad Nikshiqi
11 Shtator 2025, 11:40 | Kronikë

Vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë, lihet në burg Ragip

Ragip Gila mësohet se nuk ka dhënë asnjë deklaratë gjatë seancës për masën e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër.

Prokuroria kishte kërkuar "arrest me burg", shkruan A2, ndërsa avokati mbrojtës i ishte caktuar kryesisht nga gjykata, pasi i dyshuari nuk kishte avokat.

Avokati ia la në dorë gjykatës vleftësimin për masën e sigurisë, ndërsa gjyqtarja Ermira Dedja e la me masën "arrest me burg". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos