Lejoi kalimin e dy personave nën hetim, ndalohet inspektori i policisë në Qafë Botë

Nga A2 CNN
11 Shtator 2025, 10:03 | Kronikë

Lejoi kalimin e dy personave nën hetim, ndalohet inspektori i policisë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar inspektorin e policisë me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare në Qafë Botë”, për shpërdorim detyre. Sipas Policisë inspektori Klemend Çani, ka lejuar dy vite më parë kalimin e dy personave; Tagio Hoxha dhe Rexhino Hoxha, ndaj të cilëve prokuroria kishte urdhëruar ndalimin si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor K. C., me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare “Qafë Botë”, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Ndalimi i tij u bë i mundur pasi në datën 07.09.2025 rreth orës 12:39, ka lejuar kalimin e shtetasve T. H. dhe R. H., ndaj të cilëve Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kishte urdhëruar ndalimin në kuadër të procedimit penal të vitit 2023, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njofton Policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos