Magazina me kanabis në Korçë, togat e zeza vendosin për 4 të arrestuarit

Nga Artin Halili
27 Tetor 2024, 16:36 | Kronikë

Magazina me kanabis në Korçë, togat e zeza vendosin për 4

Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Gentian Guri, Andon Demirsha, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj, të akuzuar për "Prodhim dhe shitje të narkotikëve".

Të katërt u arrestuan në flagrancë 3 ditë më parë në fshatin Voskop, brenda një magazine, e cila shërbente për grumbullimin dhe magazinimin e një sasie të madhe droge, të llojit kanabis.

E njëjta masë sigurie pritet të jepet ditë më vonë edhe për Sadriano Duçin, i cili vijon ende të jetë në kërkim nga policia e shtetit, pasi dyshohet se është kreu i grupit i cili ka funksionuar për më tepër se një viti në fshatin Voskop të Korçës, duke ndarë drogën në sasi të vogla e duke e shpërndarë atë në qytetet përreth.

Ka qenë organi i akuzës që ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg”, e cila është pranuar nga gjykata e Korçës.

Gjatë arrestimit në flagrancë janë sekuestruar 195 kg lëndë narkotike kanabis, 1 armë zjarri, një sasi kokaine dhe mjete të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos