Kris arma në Kamëz, sherr për parkimin, plagoset 25-vjeçari

Nga Xhensila Kodra
28 Mars 2025, 14:17 | Kronikë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Kamëz, shkruan A2 CNN. Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka qëlluar. 

Sipas raportimeve, personi tjetër ka mbetur i plagosur në këmbë.

"Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", njoftoi policia lokale.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos