A2 CNN ka mundur të sigurojë pamje nga vendngjarja, ku në orët e para të mëngjesit ndodhi aksidenti tragjik me 8 viktima në fshatin Kuqar të Këlcyrës.
Makina tip Benz, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, ka dalë nga rruga dhe ra në brigjet e lumit Vjosë, për të shpërthyer më pas në flakë.
Në vendngjarje humbën jetën menjëherë 7 emigrantë nga vendet e treta dhe drejtuesi i mjetit, i cili ende nuk është identifikuar.
Dyshohet se Ismeti në përpjekje për t’iu larguar policisë e ka drejtuar mjetin e tij me 180 km në orë, i cili tashmë është kthyer në një pirg hekurishtesh, çka tregon se përplasja ka qenë tepër e fortë.
(A2 Televizion)